Transmetuar më 15-10-2020, 18:56

Një shqiptar në Angli është dënuar me burg në Britaninë e Madhe.

Rigers Lleshanaku ishte kapur më herët me një sasi kokaine në një makinë të cilën e drejtonte ai vetë.

Policia kontrolloi automjetin dhe gjeti një bllok të bardhë brenda një qese kafeje “Costa”.

Mediat britanike shkruajnë se u gjet 58.11 gram kokainë. Oficerët gjithashtu sekuestruan 645 paund para të gatshme.

Tani 24-vjeçari Lleshanaku është burgosur për dy vjet nga Gjykatëa e Kurorës në Stoke-on-Trent. /k.k/noa.al/