Humb kontaktet me familjen një 40-vjeçar, dyshohet se është rrëmbyer
Transmetuar më 15-10-2020, 18:15

Një 40-vjeçar nga Vlora ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Këta të fundit kanë thënë se prej 4 ditësh nuk kanë asnjë informacion për Ermal Ngucajn.

Ndërkohë, automjeti që ai përdorte është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës.

Familjarët kanë dyshime sa ai mund të jetë rrëmbyer. /k.k/noa.al/