Gjyshi tenton të përdhunojë mbesën në Lushnje, fqinjët : “Ka probleme mendore”
Transmetuar më 15-10-2020, 13:55

Skandali në Barbullinjë të Lushnjes , ka tronditur gjithë vendin, ku gjyshi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 13-vjeçare.

Ka qenë nëna e vajës e cila ka denoncuar ngjarjen e rëndë, ku vjehrri i saj Rifat C. bënte veprime të turpshme.

Gazetari i emisionit “Shqipëria Live” ka shkuar në fshat për të mësuar më shumë në lidhje me ngjarjen, ku ka takuar dy prej fqinjëve të tij.

Ata thonë  se ai pinte alkool, rrinte i dehur dhe ishte njeri me probleme mendore.

“Ka probleme mendore, ka qenë i pirë, ka tentuar, por e kanë vizituar vajzën dhe është në rregull, ai s’ka shkollë s’ka asgjë. Ai nuk di as sa bëjnë 1 dynym”, thanë fqinjët.