Transmetuar më 15-10-2020, 12:24

Thuhet se "Mario Balotelli jep bamirësi gjysmën e rrogës së tij për fëmijët e varfër në Afrikë".

Njerëz të ndryshëm po e përhapin lajmin me kënaqësi, pa e parë se sa i vërtetë është ky lajm.

Një tjetër futbollist italian nga Gana sqaroi të vërtetën: sipas tij Balotelli ka dhënë gjysmën e rrogës së një sezoni, por jo të gjithë karrierës.

Fillimisht, dua të tregoj respektin maksimal ndaj një futbollisti të shquar si Mario Balotelli dhe sidomos pas deklaratës së tij befasuese për racizmin :“ Une jam një Italian i natyralizuar pasi unë jam nga Gana. Mua më braktisën prindërit kur isha i vogël dhe më adoptuan dy engjëj. Unë e vuaj racizmin përditë. Unë jam i pari futbollist me ngjyrë që vesh fanellën e Italisë. Unë nuk jam nevrik, por eksperienca jetësore më bën mua të sillem ndryshe nga njerëzit e tjerë. Pastaj, mundohuni të mësoni më shumë për mua para se të më kritikoni. Unë ndihem italian, vetëm italian, unë e dua Italine dhe do të luaj vetëm për fanellën e Italisë. “

Kohët e fundit kam gjetur kaq shume statuse dhe foto në lajmet e Facebook për bamirësitë e Balotelit. Unë nuk jam person, i cili beson në gjithçka thuhet dhe në këtë mënyrë bëra një kërkim për të parë nëse lajmi është i vërtetë. Fatkeqësisht, nuk kam parë asnjë lajm të besueshëm referuar kësaj çështjeje. Megjithatë, une nuk po them që lajmi është i gabuar, por thjesht që nuk mund ta besoj sepse ende nuk ka akoma prova të besueshme. Lajmi është përhapur në Facebook dhe në Tëitter nga njerëz të thjeshtë dhe jo nga burime informacioni të besueshme. Ata, të cilet postojnë këto lloj lajmesh “viruse”, jane fansa të Balotelit. Nga ana tjetër, ne e dimë se sa shpejt përhapen këto lajme false në Facebook dhe Tëitter. Në këtë mënyrë, ndoshta u përhap dhe ky lajm.

Unë, personalisht, do doja shumë të shihja që Balotelli të dhuronte këtë shumë kaq të madhe parash për fëmijët e varfër afrikane sepse atyre i nevojitet shumë suporti jone. Unë nuk kam degjuar kurrë të flitet për ndonjë futbollist, i cili të ketë dhuruar gjysmën e rrogës se tij mujore për asnjë lloj kauze. "Ndoshta, është e mundur të dhurohet për bamirësi gjysma e rrogës për një sezon të tërë, por është e pamundur që të jepet gjysma e rrogës për të gjithë karrierën e tij".

Ende nuk po gjej prova për këtë vepër “bujare” të Balotellit. Mendoj se shumica e lajmeve janë të rreme pasi gjysma e rroges është një shumë “stratosferike”. Megjithatë, Balotelli ka bërë disa bamirësi edhe më përpara. Po ju përmbledh disa:

‘Mario Balotelli ka rregulluar një shkollë me shpenzimet e tij në nje fshat të Sudanit. Pas këtij akti bujar, u vendos që një kënd i shkollës të quhej “Cepi Mario Balotelli”.’

‘Gjatë Krishtlindjeve, Mario u vesh si një babagjysh dhe krejt papritur, ne formën e një surprize, filloi të shpërndante para dhe dhurata për të varfërit në qytetin Manchester, Angli. Ai është treguar gjithmonë i sjellshëm me qytetarët e Manchesterit. Ai dhuroi 200 pound në një kishë bashkë me të dashurën e tij’.

‘Pjesa më interesante e bamirësive te tij ishte kur ai dha 1000 pound në një pub në Manchester që çdokush të shërbehej dhe të pinte çfarë të dëshironte’.

/NOA.al