Transmetuar më 15-10-2020, 10:45

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë në Shkallën e Parë për pezullimin nga detyra të ish-kreut të OFL-së.

Shkëmbi u pezullua nga detyra nga Ardi Veliu, pasi ishte nën hetim nga SPAK, ndërsa u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor.

Shkëmbi u “dogj” pas dekonspirimit të operacionit sekret në të cilin  ishin përfshirë edhe autoritete gjermane.

Këto të fundit kishin kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Alekandër Prronin dhe Klaudio Vukajn  përmes një platforme chati të kriptuar se po hetoheshin nga autoritetet gjermane.

Burimet thonë se përveç sistemit TIMS të dhënat janë kërkuar edhe me programin “Deep see”, i cili është program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë.

Ndërkohë, mësohet se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor.

/NOA.al