Transmetuar më 14-10-2020, 23:54

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rahovec.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe si pasojë, 3 persona kanë mbetur të lënduar.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një makinë që ka tentuar të parakalojë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia.

“Një veturë në tejkalim të pakujdesshëm ka goditur veturën që ka qenë në tejkalim, prej aty ka goditur veturën tjetër e cila ka qenë e parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, thuhet në njoftim./noa.al/