Transmetuar më 14-10-2020, 17:08

Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçari të akuzuar si autor i atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, ka apeluar djalin e tij që të dorëzohet në polici.

Përmes një statusi në Facebook, dhe më pas edhe në komunikim me median, ai thotë se Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçar, duhet të dorëzohet menjëherë.

“Thirrje publike drejtuar djalit tim Ilirianit të dorëzohesh një orë e më parë në drejtorinë, komisariatin, apo pikën më të afërt të Policisë së Shtetit. I lutem çdo njeriu që di apo ka dijeni të më njoftojë. Baba i jot të pret një orë e me parë kam ardhur, jam në Shqipëri.  Baba të ka shpirt.” shkruan Arben Hasanaj.

Ndaj 19-vjeçarit sipas policisë ka prova që vërtetojnë se ka qenë autori i atentatit ndaj shefit të policisë, Mentor Hasanaj, i plagosur rëndë së bashkë me babanë e tij Xhelal Hasanaj. /k.k/noa.al/