Transmetuar më 14-10-2020, 15:45

Disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dënuar me burg.

Autoritetet në Durrës bëjnë me dije se u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila, bazuar në provat e grumbulluara, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 3 personave nën hetim, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, konkretisht:

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg" ndaj shtetasve:

L. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

K. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

Masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

A. B., 48 vjeçe, Dh. L., 55 vjeçe, A. Z., 56 vjeç dhe S. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm" kryer në bashkëpunim.

R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale "Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm" kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.