Transmetuar më 14-10-2020, 15:15

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shkruar në profilin e Dedë Malajt.

Vëllai i tij shkruan: “Me hidhërim të madh ju njoftojmë se vëllai jonë Dedë Malaj u nda nga jeta e parakohshme duke në lënë të pikëlluar, nënën tonë vëllezërit, motrën, bashkëshorten, fëmijët e tij të dashur që i donte aq shumë, të afërm dhe gjithë shoqërinë. Vëlla qofsh i parajsës”.

Ai ishte nisur në Turqi për mjekim më të specializuar, por nuk ia doli dot.

Ndërkohë stafi pedagogjik i shkollës ka bërë tamponin, ndërsa mësimi është pezulluar. /k.k/noa.al/