Transmetuar më 14-10-2020, 11:44

Një 17 vjeçare ka denoncuar nusen e xhaxhait në komisariatin numër katër pasi ka zbuluar se gruaja  fliste me shumë mburrje duke njoftuar meshkujt  në instagram për himenin e mbesës. “Kam një mbesë të virgjër” shkruan gruaja duke reklamuar vajzën e vëllait të bashkëshortit.

Burime për gazetën “Si” nga komisiariati 4 në Tiranë, aty ku po hetohet çështja thanë se gruaja  me inicialet D.S. nuk po kryente një shkuesi, por dyshohet se ajo po tentonte ta trafikonte atë, pasi pas njoftimit të virgjërisë ajo shton “duhen shumë para.”

Denoncimi është mbajtur shënim nga oficerë të policisë së Tiranës menjëherë sapo aty mbërriti 17 vjeçarja, inicialet e të cilës gazeta” Si” nuk mund t’i bëjë publike për disa arsye.

“Ajo njëherë më tha që kam një djalë për ty që është në Itali. Më pyeti a don të të lidh me të? Më pas gjeta në instagram se si u shkruante meshkujve të ndryshëm për virgjërinë time, persona që gjenden në Maqedoni, Shqipëri dhe Itali apo vende të tjera që nuk e di nga janë.

Ajo ju thoshte duhen shumë lekë dhe ju përmendte shumën prej 500 euro” – dëshmon 17 vjeçarja që ka vendosur në dispozicion të policisë numrat e telefonit dhe mbi tavolinë edhe printime të materialeve të kopjuara ku e afërmja i postonte fotografi nëse ishte apo jo e interesuar të njohte ndonjë djalë. Adoleshentja dëshmon se në komunikime përvec fotografive të saj , e afërmja ka postuar edhe të dhënat e virgjërisë. Ky fakt e bëri të dyshojë se diçka po ndodhte.

17 vjeçarja  dëshmoi lidhur me ngjarjen:

“D. më kërkoi t’i hap një adresë në instagram, ja hapa  dhe pas disa muajsh nga kurioziteti hyra në llogarinë që ia kisha hapur vetë për të parë se me kë fliste gruaja e xhaxhait. Aty pashë që dikujt i kishte nisur fotografinë time, dikujt i tregonte shkollën ku unë mësoj, dikujt i tregonte për virgjërinë”.

Po këto detaje adoleshentja nuk i ka treguar askujt deri ditën kur nusja e xhaxhait e goditi me shpulla.

“Një ditë ajo i bërtiti gjyshes sime , unë e kam parë të puthet me një burrë në plazh, ndërkohë që pas kësaj në korrik ajo po më mbante me të mira e po më thoshte do të prezantoj me një cun të mirë”

Burimet e gazetës “Si” thanë se  adoleshentja ka sjellë me screen shoot edhe bisedat nga instagrami , pasëordin e të cilit dyshohet se gruaja e ka ndryshuar dhe në të nuk ka më akses . Në dëshminë e denoncueses radhiten edhe bisedat ku gruaja e xhaxhahit i niste sipas saj numra telefoni të personave të ndryshëm të cilët 17 vjecarja nuk i telefononte.

Pas  interesimit të gazetës “Si” zyrtarisht u mësua se kjo çështje është ende nën hetim nga policia për lehtësim të rrethanave për trafikim të miturish, ndësa xhaxhesha ka  rënë në prangat e policisë për akuzën e dhunës në familje në datën 3 tetor, pas rrahjes së të fëmijëve të saj. Një usb dhe materialet e depozituara nga adoleshentja ku shumë meshkuj josheshin dhe bënin tregti me gruan për virgjërinë e fëmijës janë përcjellë për ekspertim.

/NOA.al