Udhëzimi/ Ambasada e SHBA-ve njoftim të rëndësishëm për aplikuesit e Lotarisë Amerikane
Transmetuar më 14-10-2020, 10:57

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë publikoi sot një tjetër udhëzim për të gjithë aplikuesit.

Sipas një postimi të postuar në Facebook, ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.

“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj.

Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, shkruan ambasada.

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor. Ato kanë nisur një javë më parë.

/NOA.al