Transmetuar më 14-10-2020, 10:04

Një ngjarje tjetër e rëndë dhe e shëmtuar ka ndodhur në Lushnjë.

Një i moshuar është denoncuar për përdhunimin e një vajze të mitur dhe është vënë në pranga policia.

Policia tha se është arrestuar 67-vjeçari me iniciale, R.Ç, pas denoncimit të përdhunimit të një 13-vjeçareje.

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me vajzën e mitur.

Policia pas arerstimit të tij ia kaloi çështjen prokurorisë.

Kjo është një ngjarje e përsëritur dhe alarmuese në vendin tonë, kohët e fundit.