Transmetuar më 14-10-2020, 09:58

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina, ka kaluar me sukses procesin e Vetting-ut.

Ajo është konfirmuar në detyrë ditën e sotme duke dalë e pastër në tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, figurës, si dhe anës profesionale.

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.

Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

/NOA.al