Apple prezanton iPhone 12, si do të jetë ai
Transmetuar më 13-10-2020, 22:13

Kompania e njohur Apple prezanton zyrtarisht telefonin më të ri iPhone 12.

Kjo ndodhi gjatë një eventi “Live” që u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën.

Smartphone-i i ri është dizenjuar me skaje të rrumbullakosura, të ngjashme me iPad Pro dhe është i pajisur me rrjet 5G, një nga risitë më të mëdha të tij.

Aparati i ri do të jetë në shitje duke filluar me një çmim nga 699 dollarë.

iPhone 12 është gjithashtu i pajisur me një mbrojtëse qeramike të cilën Apple e konsideron si xhamin më të fortë se çdo Smartphone tjetër.

Gjithashtu ai është më rezistent ndaj nxehtësisë dhe rënieve.

Bashkë me Iphone 12, Apple publikoi edhe tre smartphone të tjerë duke përfshirë Iphone 12 Pro, Iphone Pro Max dhe Iphone Mini.

iPhone 12 5G do të vije me pesë ngjyra, në të zezë, kuqe, të bardhë, e gjelbër dhe e kaltër e errët.