Transmetuar më 13-10-2020, 15:26

Ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë situata me koronavirusin përkeqësohet çdo ditë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Shtohen ndjeshëm rastet e reja, ku nga 685 testime, 98 kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 345 raste nga 75 mijë e 973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkohë, që prej nisjes së epidemisë, kanë humbur jetën 649 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 14 mijë e 405. /k.k/noa.al/