Transmetuar më 12-10-2020, 18:28

Shumë zona të vendit kanë shfaqur probleme me përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ndër to janë edhe rrugët e qytetit të Vlorës.

Për të shmangur ndonjë incident, bashkia e qytetit bregdetar apelon këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes.

“Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thuhet në njoftim. /k.k/noa.al/