Ronaldo jep lajmin e keq për të gjithë tifozët
Transmetuar më 12-10-2020, 16:30

Kristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka korrur sukses me të gjitha skuadrat ku ka luajtur.

Po ashtu edhe me kombëtaren, ku arriti që të fitojë edhe Europianin.

Por çdo fillim e ka një fund, dhe duket që për Ronaldon është afër.

Sot 35 vjeç, ai ka paralajmëruar se Botërori i vitit 2022 do të jetë i fundit me kombëtaren portugeze.

“Në Katar unë mund të luaj për herë të fundit në një Kupë Bote. Shkoj shpesh me pushime, në Katar si dhe Dubai. Jam i lumtur sepse me siguri do të jetë turneu i fundit ndërkombëtar”, ka thënë së fundmi Ronaldo. /k.k/noa.al/