Transmetuar më 12-10-2020, 13:48

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, shumica e tyre, kanë vendosur sot që bojkoti i futbollit të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesa nga ana e qeverisë.

Në mbledhje ne sotme, të mbajtur në ambientet e stadiumit kombëtar është votuar nga shumica e presidentëve të Superiores, për vazhdimin e bojkotit.

Në fund të mbledhjes, presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, është shprehur shkurtimisht:

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.”

Futbollistët apo pjesëtarët e stafeve, që pa zbritur në fushë, rrezikojnë të mos paguhen në bazë të kontratave që kanë nënshkruar.

Për më keq akoma futbolli shqiptar është gati në kolaps. Vështirë të rikuperohen javët e humbura. Dhe më keq situata paraqitet në kategoritë e tjera. Në të gjithë vendet e tjera, pavarësisht situatës së pandemisë, ligat e futbollit janë duke vijuar normalisht, pa tifozë.

/NOA.al