Transmetuar më 11-10-2020, 14:11

Ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana, ka ndarë një foto krenarie për shqiptarët.

“Kampioni i botës, Robin Krasniqi”, shkroi Lorik Cana, krahas fotos, teksa Krasniqi kurorëzohet me titullin kampion bote, pas betejës në ring, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Boksieri me origjinë shqiptare Robin Krasniqi është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe ËBA, në boks.

33-vjeçari Robin Krasniqi arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel në një ndeshje që foli totalisht për të, duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boksin profesionist.

/NOA.al