Transmetuar më 11-10-2020, 13:22

Vladislav Dajkoviç njihet si bloger malazezo-serb, aktivist dhe politikan. Ai ka qenë pak ditë më parë në Shkodër, ku ka bërë foto dhe thotë se ky qytet është serb.

Në një postim në Facebook, Dajkoviç ndër të tjera tha se Esat Pashë Toptani i ka dorëzuar stërgjyshit të tij çelësat e Shkodrës, kur ky qytet u sulmua nga malazesët, duke i dhënë kështu një përgjigje atyre që pretendojnë për patriotizmin apo ngrenë dyshime për figurën e Esat Toptanit.

“Sot vizitova qytetin e lashtë serb të Shkodrës në Serbi”, – tha ai.

“Jam i lidhur me këtë qytet nga një traditë e veçantë familjare, sepse Esad Pasha i dorëzoi çelësat e qytetit gjyshit tim gjatë çlirimit malazez të Shkodrës”, – u shpreh Dajkovic, që shihet të ngrejë edhe flamurin e vendit të tij në Shkodër.

“Si stërnip i Luka Sutovo Dajković, unë gjithmonë ndihem mirë në këtë qytet, por gjithashtu kujtoj me trishtim mësimin e këngëve serbe, të tilla si "Zidanja Skadra na Bojani" në shkollat tona”, – tha ai.

“Nuk e harrojmë historinë tonë, edhe jetën japin. Le të jetojnë njerëzit tanë kudo që janë!”, shkroi aktivisti serbi-malazes.

A mundet që një aktivist apo politikan shqiptar të bëj të njëjtën gjë në Athinë apo Beograd?

Vladislav Dajkovic ka zgjuar menjëherë ndjenjat e esktremistëve serbë dhe malazesë, duke marrë komente dhe pëlqime të shumta, me pretendimin se Shkodra është tokë serbe, siç edhe pretendon historia e tyre.

/NOA.al