Transmetuar më 10-10-2020, 17:39

Një episod i dhunshëm ku janë përfshirë dy të rinj shqiptarë, ndodhi në një qytet të Greqisë dhe u fiksua nga kamera sigurie dhe pamjet noa.al jua sjell më poshtë.

Incidenti ndodhi kur një patrullë policore greke në qendër të qytetit Katerini, u përball me tre persona, një grek dhe dy shqiptarë duke u kërkuar me forcë tu ushtrohej kontroll fizik.

Të tre të dyshuarit u përpoqën të largoheshin por kjo tentativë, pasoi një përplasje me policinë gjatë së cilës njëri nga të dyshuarit rrëmbeu armën e një oficeri policie nga këllëfi, por arma kreu qitje.

Për fat të mirë, askush nga ata që ishin të përfshirë, oficerë policie dhe të dyshuar, nuk u plagosën, ndërsa pas kësaj, policia arriti t’i prangosë të dyshuarit.

Siç shihet në video vetëm një polic ka uniformë, të tjerët pretendohet se ishin agjentë të veshur civilë. /noa.al/