Transmetuar më 09-10-2020, 23:26

Ka ndodhur një aksident i rëndë në Pejë, gjatë mbrëmjes, ku janë përfshirë tri auto-vetura.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Fidanishtë në Pejë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Nuk dihet ende gjendja e tyre, as edhe identiteti i të plagosurve.

Policia po heton ngjarjen.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

/NOA.al