Transmetuar më 09-10-2020, 15:46

Kosova duket se po rikthehet në ditët më të vështira sa i përket situatës me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 79 raste të reja të prekur me koronavirus, nga 764 testime.

Për fat të keq tre pacientë e kanë humbur betejën me këtë virus.

Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 50 raste, ndërsa ata që kanë humbur jetën janë 641 raste të vdekjes..

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë, dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 250. /k.k/noa.al/