Transmetuar më 09-10-2020, 07:08

Të nderuar lexues, më poshtë ju njohim rreth parashikimit të motit për tre ditët në vijim, mundësuar nga informacionet zyrtare të Shërbimit Metereologjik Ushtarak.

Pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.

Dita e Premte dhe ajo e Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Vlen për tu theksuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina.

Dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive, por kësaj rradhe me drejtim nga kuadrati i jugut.