Mjekja 28 vjeçe, e cila vdiq nga COVID-19 kishte veshur të njëjtën maskë për javë të tëra për shkak të mungesës së tyre.
Mjekja Adeline Fagan vdiq nga koronavirusi muajin e kaluar pasi asaj nuk iu dhanë maska të reja gjatë trajtimit të pacientëve të infektuar, pretendoi familja e saj.
"Adeline veshi të njëjtën maskë për javë dhe javë, madje edhe me muaj", – pretendoi motra e saj e vogël Maureen.
Spitali mohon të ketë pasur një politikë të ripërdorimit të maskave.
Mjekja e re 28-vjeçare ishte në vitin e dytë të punës në spitalin e Hjuston, SHBA.
Ajo solli në jetë foshnje këtë vit dhe kishte leje lindjeje, por u thirr në punë nga urgjenca, ndërsa spitalet e Teksasit u mbushën plot.
Më 8 korrik ajo doli pozitive për virusin dhe gjendja e saj u përkeqësua.
Familja e Fagan njoftoi vdekjen e saj në “GoFundMe”, duke thënë se një infermiere e kishte gjetur atë ‘pa asnjë reagim’, pasi kishte pësuar “gjakderdhje masive të trurit”.
Në muajt e fundit, sindikata kombëtare e infermierëve është ankuar për ‘shkeljen e qëllimshme’ të zinxhirit të protokolleve të sigurisë në vendin e punës, që përfshinte edhe staf të dyshuar me koronavirus, që vazhdonte punën.
Doktoresha kishte pasur edhe një histori të astmës.
Gjatë një ndërrimi turni prej 12 orësh në 8 korrik, Fagan filloi të ndihej keq me simptoma të ngjashme me gripin.
Familja e saj i ishte drejtuar “Gofundme”, për ta ndihmuar që të paguante kostot e saj mjekësore.
Fagan kaloi disa javë në spital, me mjekët që i dhanë asaj disa ilaçe dhe terapi të frymëmarrjes për ta ndihmuar atë të kapërcente virusin.
Ajo u intubua dhe u vendos në një ventilator më 3 gusht pasi mushkëritë e saj nuk mund ta mbanin më, lexohet në postimin e GoFundMe.
Ditën tjetër mjekët ‘hodhën hapin e fundit të mbetur në dispozicion’ dhe vendosën Fagan në ECMO, oksigjenim të membranës ekstrakorporeale, për të oksigjenuar gjakun e saj sepse ajo ‘nuk po i përgjigjej mirë ventilatorit’.
Motra e saj Maureen shkroi në GoFundMe se familja priste që ajo të ishte në ventilator dhe ECMO për të paktën gjashtë deri në tetë javë, ndërsa mushkëritë e saj, pretendoi se u shëruan nga virusi.
Maureen e përshkroi motrën e saj si një ‘luftëtare’ e cila ‘kishte vendosur që t’i mbijetonte këtij “virusi’.
/NOA.al