“Lavdi komunizmit!” – Deputeti i Ballit Kombëtar, sot në Kuvend
Transmetuar më 07-10-2020, 18:49

Ndodhin çudira në vendin tonë, të papritura, deri tek më të paimagjinueshmet.

Flitet për komunizëm, për krimet e atij sistemi, për anti-komunistë, aq sa prej dekadash janë krijuar ndasi dhe konflikte të mëdha sociale.

Por sot në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti që ka dalë nga Partia e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, doli me grushtin lart, pra, me simbolin e komunistëve.

Fotoja është realizuar nga fotografi i Kuvendit, ndërsa nuk dihet arsyeja se pse deputeti e përdori këtë simbol.

“Fajin e kanë komunistët”, dëgjohet të thuhet shpesh edhe sot mbi gjendjen aktuale të demokracisë, por me rënien e atij sistemi, mbetet e paqartë dhe po aq e pakuptueshme se kush janë dhe përse nuk dolën dhe nuk u “zbuluan” demokratët e vërtetë, që të ishin ata sot në parlament.

/NOA.al