Mjekë me kostum fluturues në Britani, të gatshëm për situata urgjente
Transmetuar më 07-10-2020, 16:14

Në Britani është testuar kostumi i parë fluturues për mjekët, dhe duket se ka funksionuar.

Qëllimi për këtë veshje është bërë në mënyrë që mjekët të shkojnë shpejt në një rast urgjente në zonat e izoluara.

Testimi bëri që Richard Broëningu, themelues i Gravity Industries, që edhe ka shpikur teknologjinë, të fluturonte nga fundi i një lugine, deri në një vend ku supozohej se ishte një i aksidentuar, në 90 sekonda.

Ndërkohë, ekipi i punonjësve të urgjencës, që e bëri rrugën në këmbë, arriti në vendngjarjen e aksidentit të supozuar, për 25 minuta.

Ne, tha Broëningu, “thjesht po hedhim një hap të parë në kuptimin e asaj që është e mundur të arrijmë me teknologjinë tonë”. /k.k/noa.al/