Transmetuar më 05-10-2020, 15:58

Jashtë dyerve të Kuvendit është raportuar sot për një incident mes dy deputetëve, Damian Gjiknuri dhe Halit Valteri.

Kur Damian Gjiknuri ka lënë sallën, deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri i ka shkuar nga pas.

Pas acarimit të situatës, u raportua se ndërhyrën truprojat e Gardës së Republikës për t’i ndarë, duke shmangur konfliktin e mundshëm fizik mes tyre.

Pas konfliktit me kolegun në lulishten e Kuvendit, Halit Valteri dha versionin e tij të ngjarjes. “I bëj thirrje Gjiknurit dhe Ramës ta tërhiqen nga kërcënimet, sepse unë dhe familja ime e kemi vërtetuar me kohë se si dimë t’i bëjmë gjërat”.

“Edhe në hënë të shkojë Gjiknuri me një Valter nuk merret dot, sepse i kemi dhënë provat”, tha deputeti i opozitës.

Damian Gjiknuri nuk dha ndonjë arsye, për sherrin që u ndez para dyerve të Kuvendit.

Halit Valteri është pasardhës i një deputeti të Parlamentit shqiptar, Beqir Valteri, i cili në vitin 1924 i bëri atentat Ahmet Zogut, asokohe kryeministër.

Sakaq, teksa nuk qartësohet sherri, më tepër se parimor siç pretenduan palët, gjithçka duket se ishte personale.

Ulsi Manja, hartues i ligjeve në PS, apo i njohur si kreu i Komisionit Parlamentar të Kuvendit për shkarkimin  presidentit Ilir Meta, kishte sot ditëlindjen.

Deputeti Valteri kishte kënaqësinë të ndante sot pas sherrit një foto tepër miqësore me Ulsi Manjën, deputetin e Dibrës, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit, në zonën ku Damian Gjiknuri udhëhoqi shtabin elektoral të PS-së.

/NOA.al