Transmetuar më 04-10-2020, 18:49

Në përgjigje të një qytetari drejtuar Kryeministrit Rama, nëse do ketë një paketë të tretë ekonomike për biznesin, kreu i Qeverisë ka deklaruar se për momentin nuk do të ketë diçka të tillë.

“Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet të mbyllemi sërish.

Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh”, ka thënë Rama.

Por a do të rikthehet Shqipëria në një karantinë?

“Ju lutem, bëni detyrën tuaj. Ruani distancën, mbani maskën. Ju lutem mos luani me zjarrin. Nëse secili bën detyrën, nuk kemi pse të mbyllemi. Ne do t’ia dalim dhe më e mira është përpara”, ka deklaruar Kryeministrit. /k.k/noa.al/