Transmetuar më 04-10-2020, 16:26

Amarda Toska është një nga femrat e ekranit e cila nuk ka eksperimentuar me look-un e saj.

Gjithmonë moderatorja ka mbajtur flokë të zinj dhe të gjatë dhe i ka qëndruar besnike ngjyrave natyrale.

Por pas disa eksperimenteve, që ka bërë kohët e fundit, me flokët brunë, Ami vendosi të ndryshonte tërësisht “look”.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në  “Instagram”, Ami ka suprizuar të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm.

Patjetër edhe bashkëshortin e saj, Ermal Mamaqin, i cili thuhet se në fillim nuk e njohu fare, ose bëri sikur nuk e ka njohur.

“Shikoni fotot për një surprizë”, – ka shkruar ajo  krah postimit ku është shfaqur për herë të parë me flokët ne ngjyrë bionde.

Nuk dihet nëse ishte një eksperiment dhe a do t’i qëndrojë Ami stilit të ri bjond?

/NOA.al