Transmetuar më 02-10-2020, 16:57

Aktori i humorit, Julian Deda, ka ndarë një foto, kur ka shkuar në shkollë për herë të parë.

“Dita ime e parë e shkollës, 32 vjet më parë!”, tha ai krahas fotos.

Më tej aktori tregoi edhe emocionet e ditës së parë të shkollës.

“Ishte 1 Shtator 1988. U zgjova tmerrsisht i lumtur nga gjumi. Lava dhëmbë e faqe, dush nuk bëra se kisha bërë një natë më përpara”.

“Vesha çorapet e bardha deri te gjuri, përparësen e zezë, vura jakën e bardhë, vesha sandalet, dmth të gjitha këto mi vishte mami, se une isha tmerrsisht i zënë duke sqaruar një fetë buke me gjalp”.

“Mora çantën e shpinës me rripa, e theksoj me rripa (se ishte vështirë të gjendeshin në atë kohë) dhe me një tufe me lule në dorë shkova bashkë me prindërit deri te oborri i shkollës, në këmbë, e përsëris në këmbë (se është e rrallë sot).

“Jo për gjë, por hera e parë nuk harrohet, në të gjitha rastet..!” – shkroi Julian Deda, lidhur me emocionet e ditës së parë të shkollës.

/NOA.al