Transmetuar më 02-10-2020, 02:47

Shumë prej jush që po lexoni këtë renditje botërore të vendeve më zhgënjyese në botë, mund t’i kenë vizituar zonat e mëposhtme.

Megjithatë në disa raste jo të gjithë pajtohen, si, fjala vjen, për Frankfurtin apo Las Vegas.

Por revistat e specializuara për udhëtimet në mbarë botën, kanë bërë këtë klasifikim të argumentuar.

1.Gjibraltari

Ky territor, rreth 2.3 milje katrorë që nuk ndodhet as në Britaninë e Madhe e as në Spanjë, tërheq mijëra turistë. Nëse keni planifikuar të shkoni atje, do t’ju duhet të prisni shumë gjatë që të kaloni kufirin.

Por zhgënjimi bëhet edhe më i madh sepse, edhe pasi e keni bërë këtë gjë dhe keni arritur atje, nuk ka ndonjë gjë të veçantë për të parë përveçse një shkëmbi të mërzitshëm, disa pabe të rreme angleze, dhe një grup majmunësh të egër që u pëlqen të ngacmojnë njerëzit.

2.Ujëvara e Niagarës, Nju Jork

Po ta shohësh ujëvarën e Niagarës nga Kanadaja, patjetër që ke një pamje më të mirë të saj. Ana kanadeze na paraqet pamje më të mira të tre ujëvarave (Ujëvarës amerikane, Vellos Martesore (Bridal Veil Falls) dhe Ujëvarës së Patkoit (Horseshoe Falls).

Është mirë që të kalohet kufiri në mënyrë që të shihen më qartë. Po ta vizitosh ujëvarën nga ana amerikane, nuk është edhe aq interesante.

3.Temple Bar, Dublin

Dublini është një qytet madhështor. Ka një kështjellë dhe një arkitekturë të mrekullueshme, ka kolegje të njohura dhe hapësira të blerta. Gjithashtu ka shumë gjëra për të bërë dhe për të parë që shkojnë përtej pabeve të lodhshëm irlandezë.

‘Temple Bar’ është një shembull kryesor i turistëve të dehur e të shfrenuar që duhet shmangur me çdo kusht. Ky bar vë në konkurrencë vizitorët se kush arrin të pijë më shumë. Përpiquni ta shmangni atë dhe kërkoni për një pab tjetër kudo nëpër Dublin për një eksperiencë më të mirë.

4.Hollivud, Kaliforni

Hollivudi ka gjithçka – nëse tek kjo ‘gjithçka’ ju nënkuptoni njerëz agresivë të veshur si personazhet e filmave që duan të paguani për një foto, një trotuar plot me yje, dhe një muzeum me karakteret e filmave prej dylli. Përse doni të vini këtu përderisa ju nuk jeni ndjekës fanatikë të këtyre yjeve? Yjet e vërtetë qëndrojnë larg.

5.Nasau, Bahamas

Rreth 1 milion pasagjerë në vit i hipin anijeve për të vizituar Nasaun (kryeqytetin e Bahamas). Vërtet dëshironi të shkoni në një vend ku zbarkojnë një milion vizitorë të cilët, lënë gjithë ç’farë kanë duke mos shijuar më shumë se pijet e bareve që mund t’i gjesh ngado e jo veç në Bahamas.

6.Ishulli i Lirisë (Liberty Island), Nju Jork

Që të arrini në këtë ishull, duhet të kapërceni disa rrugica. Shumë. Nëse nuk prini një biletë brenda kohës, do t’ju duhet të prisni shumë kohë. Më pas duhet të prisni përsëri për të dorëzuar biletën tuaj. Pastaj ju duhet të prisni për të hipur në traget. Më tej për të zbritur nga trageti. Ishulli është i mbushur plot me njerëz. Për një statujë që simbolizon lirinë, nuk ia vlen të presësh kaq shumë.

7.Frankfurt, Gjermani

A e dini se qytetet e mëdha gjithmonë kanë qarqe financiare? Dhe se si ky qark financiar është plotësisht bosh dhe i vdekur gjatë natës, me çdo gjë të mbyllur?

I gjithë qyteti i Frankfurtit është një nga qarqet financiare më të mëdha. Sigurisht është një nga qendrat financiare më të mëdha botërore, por është shumë e mërzitshme dhe nuk ke shumë gjëra për të bërë.

8.Bota e Walt Disney, Florida

Kujt i pëlqen të paguajë 99 dollarë në një park të rrethuar nga fëmijët e njerëzve të tjerë? Vetëm për një shishe me ujë, duhet të shpenzoni 2.5 dollarë. Dhe nëse mendoni të blini një kokteil për të shuar disi dhimbjen që ofron bota e Disney-t, duhet të harxhoni 8.5 dollarë për pije.

9.Kazablanka, Marok

Shumë fluturime ndërkombëtare në Marok arrijnë në Kazablanka, por shumë vizitorëve do t’u pëlqente sikur fluturimi të vazhdonte më tej. Ky qytet komercial përbëhet më shumë nga ndërtesa zyrash dhe shpesh quhet qyteti ‘pa shpirt’ nga shumë turistë. Nëse dëshironi një eksperiencë më autentike duhet të vizitoni pjesën tjetër të Marokut.

10.Las Vegas, Nevada

A ka vend më të dëshpërueshëm se sa brenda një kazinoje në tre të mëngjesit? Drita fluoreshente dhe një mjegull e dendur tymi nuk përbëjnë elementët e pushimeve të ëndrrave. Përveç humbjes së parave në poker, duhet të harxhosh edhe para të tjera për të blerë ushqim dhe për të blerë biletat e shtrenjta. Nëse shkon në Las Vegas e ke të garantuar që do të largohesh nga ky qytet më i varfër se sa erdhe.