Transmetuar më 01-10-2020, 23:29

Ekzekutohet me armë zjarri pronari i një agjencie turistike të njohur nga Kosova ndersa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Novi Pazar të Serbisë.

Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjencisë turistike “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është larguar nga vendngjarja ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Sipas të dhënave paraprake një person qëlloi me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar dyshohet se vrau Selajdin Janjevën.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.