Transmetuar më 01-10-2020, 20:31

Presidenti Ilir Meta është takuar pasditen e kësaj të enjteje me qytetarë të Shijakut, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kreu i shtetit, siç konfirmohet edhe nga Presidenca, është thirrur pasditen e sotme nga një përfaqësi banorësh të Shijakut.

Kjo për arsye se ata kanë dëshur t’i tregojnë vështirësitë me të cilat po përballen për shkak të mungesës së një zgjidhjeje, disa muaj pas ngjarjes tragjike.

Meta ka lënë për pak orë zyrën e Presidencës dhe ka zbritur në terren ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj zone të goditur rëndë nga tërmeti.

Disa nga ankesat që qytetarët i parashtruan presidentit Meta kanë të bëjnë me zvarritjet e punës për rindërtimin e objekteve të dëmtuara, por edhe për raste korrupsioni ata kanë ndeshur.

/NOA.al