Koronavirusi në Kosovë drejt ikjes, asnjë viktimë dhe ulje e rasteve të reja
Transmetuar më 30-09-2020, 15:32

Lajme të mira nga Kosova në lidhje me situatën e koronavirusit.

Për të dytën ditë radhazi autoritetet shëndetësore kanë raportuar se nuk ka asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë bërë 580 testime, prej të cilëve janë konfirmuar 46 të prekur me virus.

Gjithashtu 62 pacientë janë shëruar plotësisht.

Që prej fillimit të epidemisë në Kosovë janë prekur 15 mijë e 620 persona, ndërsa 625 kanë humbur jetën. /k.k/noa.al/