Transmetuar më 29-09-2020, 17:50

Anija luftarake "Hershel “Woody” Williams", do të vendoset në Mesdhe si një bazë e përbashkët mes SHBA e Greqisë, lëvizje kjo që shihet si një shenjë në rritje e irritimit amerikan ndaj Turqisë, pas tensioneve të fundit.

Kështu është shprehur në një artikull të fundit prestigjozja amerikane "New York Times".

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, vizituan bazën në Kretë të martën.

Mediat amerikane e kanë parë këtë lëvizje si një mbështetje të hapur që SHBA po i jep Greqisë, pas tensioneve në rritje me Turqinë. Një diplomat i lart amerikan tha se vendosja e anijes ushtarake me emrin "Mamuthi" vetëm 600 milje larg bregdetit turk është një tregues i qartë force.

Ky vendim vjen pas tensioneve në rritje, mes dy vendeve anëtare të NATO-s, dhe refuzimit të Turqisë, për të shmangur konfliktin.

Zona në lindje të Mesdheut dhe Egjeut, për të cilën ka mosmarrëveshje mes dy vendeve, besohet se është e pasur me naftë dhe gaz.

“Është një zonë e ndjeshme që kohët e fundit Turqia është përpjekur të provokojë me aksionet e saj", – tha Mitsotakis, pas takimit privat me Pompeo.

Kreu i qeverisë Greke shtoi se Turqia ka provokuar tensionet edhe përmes retorikës ekstreme. Ai tha se për Greqinë kjo retorikë nuk përputhet me vlerat perëndimore.

/NOA.al