Durrës/ Përplasen dy makina. Njëra bie në lumë, plagosen tre pasagjerë
Transmetuar më 29-09-2020, 00:01

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, në Sukth.

Një mjet me drejtuese shtetasen L.H., dyshohet se është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Volswagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.