Infermierja ndërroi jetë tek Trauma, arratiset nga spitali i plagosuri pas aksidentit, djali i biznesmenit
Transmetuar më 28-09-2020, 22:23

Sot pas një jave në koma te Trauma ndërroi jetë në spitalin e Traumës, mamia Adelina Rezvani.

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 24-vjecarin Kosta Kaca, djalë i një biznesmeni në Sarandë, si përgjegjës për aksidentin.

Kaca ishte shoferi i BMW që u përplas me makinën e ambulancës, teksa kjo e fundit ishte nisur në një urgjencë.

Rezvani kishte marrë lëndime të shumta në trup, duke mos i rezistuar dot plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Kosta Kaca mësohet se është larguar nga spitali ne Tiranë ku ishte shtruar për mjekim pas aksidentit, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Ndërkohe shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “arrest ne burg”.

Ai ndodhet aktualisht në spital në mbikqyrje policore.

Kaca mësohet se ka përfituar nga fakti që fillimisht u ndoq në gjendje të lirë dhe u arratis nga spitali.

/NOA.al