Transmetuar më 28-09-2020, 19:47

Është ndarë sot nga jeta shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë, si dhe skenaristja e disa filmave, Shpresa Vreto.

Letërsia dhe kultura shqiptare humbi sot një nga më përfaqësuese e saj më të shquara.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila e konsideronte veprën e Vretos si një vepër që do të mbetet gjithnjë pjesë e Bibliotekës së Librit Shqip.

”QKLL u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!”, thuhet tutje në njoftim.

Vreto ishte autore e disa librave për fëmijë.

Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”.

Në vitin 1981 së bashku me Xhanfize Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”.

Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”.

Vreto po ashtu me Petrit Rukën ka bashkëpunuar edhe në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.

Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”.

Shpresa Vreto ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

/NOA.al