Transmetuar më 28-09-2020, 18:41

Kristian Kazaki ishte djali 10-vjeçar shqiptar, i cili vdiq të shtunën në mbrëmje në Petritoli pas një aksidenti rrugor.  I tërë komuniteti i zonës është shokuar nga ngjarja tragjike.

Babai i tij Toni, i cili mbeti i plagosur, është ende në gjendje kritike për jetën.

Djali ishte me të atin në makinë, kur ndodhi aksidenti tragjik. Toni doli nga rruga me makinën e tij Panda, dhe për fat të keq nuk mund të bënte asgjë, për fëmijën e vogël.

Sipas hetimeve fëmija është hedhur nga makina, për të shpëtuar, dhe ndërroi jetë në vend.

Kristian, i cili kishte edhe një motër më të madhe, Klarisa, kishte lindur në Itali nga dy prindër shqiptarë dhe jetonte me familjen në Petritoli.

Ai ishte një nxënës shembullor.

Nëna e tij punonte kamariere në një restorant të njohur. Lajmi për vdekjen e fëmijës së vogël tronditi qytetin dhe zonën rreth Fermo, teksa djali është përcjellë sot me dhimbje dhe mes lotësh për në banesën e fundit.

/NOA.al