Transmetuar më 28-09-2020, 15:59

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë.

Ai është identifikuar me inicialet M. Ç, teksa u ndalua në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Nuk dihet nëse e kishte për ta konsumuar vetë apo për ta shitur.

Hetimet për këtë rast vijonë. /k.k/noa.al/