Drafti i PD-LSI për Kodin Zgjedhor, Kim: Më vjen mirë që opozita mori përgjegjësitë
Transmetuar më 28-09-2020, 15:24

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Juri Kim ka komentuar lëvizjen e opozitë mbi draftin që dorëzoi në Këshillin Politik, për Kodin Zgjedhor.

Nga Himara, ambasadorja u shpreh se është e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë e saj.

Ajo shprehu rëndësinë që opozita të vijojë të jetë e angazhuar, duke shtuar se është e nevojshme që të zbatohet marrëveshja e arritur mes palëve politike në 5 qershor.

“Jam e kënaqur që opozita jashtë kuvendit ka marrë përgjegjësitë e saj për të vazhduar përfaqësimin e popullit dhe për të qene e angazhuar.

Është tejet e rëndësishme që opozita të ngelet e angazhuar dhe të gjithë paratitë të sjellin propozime që janë reale.

Sot opozita ka bërë një propozim, jam e kënaqur që kam dëgjuar gjithashtu PS që ka thënë se do ta marrë në konsideratë këtë propozim.

Ky standard i përfshirjes është saktësisht ajo që ne presim nga një vend anëtar i Natos dhe që kryeson OSBE-në.

5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent dhe çdo palë që e ka nënshkruar duhet ti qëndrojë fjalës së dhënë.

Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën kanë përgjegjësinë për të zbatuar 5 qershorin. 5 qershori të nderohet e nëse palët bien dakord përtej 5 qershorit, ne do ti mbëstesim. Po le të presim çfarë do të ndodhë", deklaroi Yuri Kim. /k.k/noa.al/