Transmetuar më 28-09-2020, 13:57

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon lidhur me infektimin me koronavirus të shefes së epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila prej tre ditësh është shtruar në spital.

Manastirliu i uron shërim të shpejtë profesoreshë Silva Binos, për të cilën thotë se po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin Infektiv në QSUT.

“Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë. Bashkë”, shkruan ministrja.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme, se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Raste Aktive me Covid-19 janë 5348, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 377. /a.y/noa.al

Infektohet me koronavirus Silva Bino, shtrohet në spital