Infektohet me koronavirus Silva Bino, shtrohet në spital
Transmetuar më 28-09-2020, 12:56
Silva Bino

Nuk i ka shpëtuar dot infektimit me koronavirus, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Silva Bino, është konfirmuar pozitive me Covid-19, nga tamponi i kryer.

Kjo ka bërë që zonja Bino të shtrohet në spitalin Infektiv prej tre ditësh në gjendje të rënduar, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende se nga e ka marrë virusin shefja epidemiologjisë në vend dhe një nga specialistet më aktive qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Aktualisht po kryhen tamponet e kontakteve të saj, për të zbuluar deri ku është shtrirë zinxhiri i infektimit.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme, se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Raste Aktive me Covid-19 janë 5348, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 377. /a.y/noa.al