Transmetuar më 28-09-2020, 11:07
Foto ilustruese

Një djalë i ri ka rënë pre e vjedhjes, nën kërcënimin e një thike nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ku pas denoncimit policia bëri arrestimin e Nuri Hatia, 23 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Dy të rinjtë akuzohen se në lulishten e qytetit të Lushnjes, gjatë së dielës, nën kërcënimin e një thike të vogël, tip biçak, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, si dhe vijon puna për kapjen e të shpallurit në kërkim. /a.y/noa.al