Transmetuar më 28-09-2020, 09:12

Një person i shpallur në kërkim për përdhunim, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Nën akuzën e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” nga forca e posaçme “Shqiponjat” e policisë Shkodër, u bë kapja e Kolë Rrethit, 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, më 25 prill 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

I ndaluari iu dorëzua efektivëve të komisariatit Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al