Transmetuar më 28-09-2020, 08:09

Shkrumbohet gjatë natës një makinë luksoze tip “Porche”, me targa AA 007 NG në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në lagjen  “28 Nëntori”, gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, ku mjeti i djegur rezulton në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Bahushi rezulton një nga të arrestuarit, për laboratorin e heroinës në Berong të Hasit.

Më 19 gusht, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Bahushit, për shkak se rezulton i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe të ardhurat e tij, dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal. /a.y/noa.al