COVID-19/ Rusia zyrtare në OKB: Kemi prova, fatkeqësisht disa shtete po e përdorin për larje hesapesh në interesin e tyre kundër të tjerëve
Transmetuar më 27-09-2020, 18:28

Mbi situatën e fundit COVID-19, Rusia zyrtare është shprehur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se “ka prova që disa shtete janë duke u përpjekur të përdorin situatën aktuale për të promovuar interesat e tyre egoiste të çastit për larje hesapesh me qeveri të kundërshtueshme ose konkurrentë gjeopolitikë”.

Ambasada Ruse në Tiranë ka ndarë fjalën që mbajti Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergej Lavrov në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së “Ruajtja i paqes ndërkombëtare dhe të sigurisë: Qeverisja globale në epokën post COVID-19”.

-“Pandemia e infeksionit të ri të koronavirusit u bë si katalizator për proceset transformuese në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është e rëndësishme të mësosh nga ajo që po ndodh dhe të nxjerrësh përfundimet e duhura për të siguruar një të ardhme paqësore, të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë njerëzimin”, – është shprehur ministri i Jashtëm i Rusisë.

-“Është për të ardhur keq se fatkeqësia e zakonshme nuk i sheshoi kontradiktat ndërshtetërore, por përkundrazi, i acaroi shumë prej tyre. U zbuluan momentet e krizës që kemi vërejtur në marrëdhëniet ndërkombëtare më parë. Një numër vendesh kishte filluar të kërkonte fajtorët e problemeve të tyre të brendshme jashtë shteteve të tyre. Ka prova që disa shtete janë duke u përpjekur të përdorin situatën aktuale për të promovuar interesat e tyre egoiste të çastit për larje hesapesh me qeveri të kundërshtueshme ose konkurrentë gjeopolitikë”, theksoi Sergej Lavrov.

-“Pavarësisht nga gjithçka, –  nënvizoi kryediplomati rus – “është akoma në fuqi praktika e zbatimit të sanksioneve të njëanshme të paligjshme, e cila minon autoritetin dhe prerogativat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Unë jam plotësisht i bindur se përpjekjet ndërkombëtare për të kapërcyer krizën duhet të koordinohen dhe të kryhen me rolin koordinues të OKB-së”,- tha Sergej Lavrov në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

/NOA.al