Koronavirusi/ Kryemadhi thirrje Ramës: Pse kursen për nxënësit, kur harxhon miliarda për koncesione
Transmetuar më 27-09-2020, 17:26

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot përmes një videoje, që ka shpërndarë në profilin  saj Facebook, ku shfaqet anëtarja e kryesisë së partisë së saj, Floida Kërpaçi.

Kjo e fundit ishte në Gjimnazin "Ismail Qemali", Tiranë, ku tha se “Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet e tyre!”

Sakaq, nga ky shqetësim, Monika Kryemadhi është shprehur para pak çastesh në reagimin e saj, se “përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë”.

“Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë”, – është shprehur ajo.

Kryetarja e LSI ka pasur edhe një thirrje ndaj Ramës.

“Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”- ishte reagimi i Kryemadhit.

Më herët Floida Kërpaçi përmes videos që u shpërnda edhe nga Monika Kryemadhi, teksa ishte në Gjimnazi "Ismail Qemali", tha:

Qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit.

Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria!

Mirënjohje për angazhimin e mësuesve!

Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet!📍I.Qemali

Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet!📍I.Qemali• Qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit.• Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria! • Mirënjohje për angazhimin e mësuesve!

Publiée par Floida Kërpaçi sur Dimanche 27 septembre 2020