Transmetuar më 27-09-2020, 14:30

Një shqiptar është arrestuar me 21 kg heroinë.

Policia vunri  re një furgon që ndaloi të priste dikë, para një dyqani në Tiepolo, duke krijuar dyshimet e para.

Pas pak, mbërriti një burrë tjetër, i cili u ngjit lart dhe pastaj zbriti pas disa çastesh dhe hyri në një ndërtesë.

Agjentët ndaluan furgonin, që kishte në bord një shtetas shqiptar 48-vjeçar.

Shqiptarit iu gjet një sasi e mbështjellë kokaine prej 10 gramësh, fshehur në këmbë.

Zotëruesi i kokainës së sapo blerë, njoftoi se ai e mori substancën për përdorim personal.

Shqiptarit me banim në Bergamo, iu gjetën edhe disa çelësa për të cilat ai nuk donte të raportonte asgjë se kujt i përkisnin.

Pas hetimeve, policët zbuluan se ato çelësa hapën një apartamenti në “Via Sardegna’, Milano.

Brenda banesës u gjet edhe një qese me 43 pako heroinë, me një peshë totale prej rreth 21 kg.

Policia gjithashtu gjeti 2.5 kg substancë prerëse, materiale paketimi, presa dhe 5,000 euro para “cash”.

Burri, në Itali për mbi 20 vjet, me një rekord të pastër dhe i punësuar rregullisht nga një kompani si punëtor, u arrestua dhe u dërgua në burgun e San Vittore.

/NOA.al